RAPORT NGA VIZITA ME STUDENTËT E VITIT TË DYTË NË KORPORATËN ENERGJETIKE TË KOSOVËS

    Me qëllim të konkretizimit të materies nga lënda Detalet e mekinave, e cila dëgjohet në vitin e II-të, semestri i III-të në programet e studimeve: Komunikacion dhe transport, Mekatronikë, Inxhinieri industriale dhe menaxhment, Termoteknikë dhe energji e ripërtritshme, me 16.01.2020 është realizuar një vizitë në Fabrikën për mirëmbajtjen e pajisjeve xehetare të KEK-ut, e cila gjendet në Palaj – Obiliq. Me këtë rast studentët patën rastin të shohin nga afër pothuajse të gjitha pjesët makinerike, të cilat i kanë në kuadër të Syllabusit në lëndën e Detaleve të makinave. Poashtu me këtë rast studentët patën rastin të shohin praktikisht makinat metalprerëse dhe proceset e përpunimit që realizohen në këtë fabrikë.
    Me këtë rast studentët janë udhëhequr nga arsimtari i lëndës Prof.dr. Azem Kyçyku dhe asistentët Dr.sc. Riad Ramadani dhe Msc. Drita Lokaj – Qerimi.
    Sqarime plotësuese nga sfera e interesit praktik studentëve u janë dhënë nga inxhinierët me përvojë prej disa dekadave në këtë fabrikë – Inxh.dipl. Fadil Jashari dhe Inxh.dipl. Xhevat Krasniqi, të cilëve u jemi mirënjohës për këtë vizitë dhe gatishmërinë e tyre për t’u përgjigjur në pyetjet e studentëve.