RAPORT I PJESMARRJES NË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE ICAME 2019

    Në datat 17-19 Dhjetor 2019 dy profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof.Dr. Ilir Doçi dhe Prof.ass. Shpetim Lajqi morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare 5th INTERNATIONAL CONFERENCE ON ADVANCES IN MECHANICAL ENGINEERING (ICAME 2019) në Stamboll të Turqisë, http://icame2019conference.com/, të organizuar nga YILDIZ TECHNICAL UNIVERSITY, ku prezantuan 3 punime shkencore. Punimet u vlerësuan lartë nga pjesëmarrësit e shumë shteteve.

    Në Konferencë morën pjesë studiues nga 20 vende të Botës, dhe u prezentuan rreth 500 punime nga lëmitë makinerike. Punimi dhe prezentimi u vlerësua shumë nga pjesëmarrësit.
    Profesorët patën takime me Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Meaknike Prof. Dr. Ali Guneri, Prodekanin Prof. Dr. Orhan Çakir dhe stafin e tyre, me ç’rast i vizituan laboratorët e Fakultetit dhe u informuan për aktivitetet e tyre në fushën e hulumtimit dhe projekteve shkencore. U diskutua për inicimin e marrëveshjes në mes të mes të dy universiteteve dhe fakulteteve përkatëse për bashkëpunim në lëmi të ndryshme akademike.
    Gjithashtu u realizuan shumë takime dhe diskutime me profesorë, akademikë dhe studiues të tjerë në Konferëncë për të arriturat në lëmitë makinerike, të punës shkencore hulumtuese dhe pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta ndërkombëtare.
    Organizatorët e Konferencës shprehën interesimin që kjo Konferencë në të ardhmen, në bashkëveprim, të organizohet në UP-FIM në Prishtinë, që u prit me kënaqësi nga profesorët e UP-FIM.


    Fig.1. Prof. Dr. Ilir Doçi duke prezentuar punimin në Konferencë


    Fig.2. Prof. Ass. Shpetim Lajqi duke prezentuar punimin në Konferencë