PREZANTIMI I MUNDËSIVE TË APLIKIMIT NË GRANTE TË VOGLA NGA HERAS 11 shkurt 2019 Të nderuar staf dhe studentë, Ftoheni të merrni pjesë në sesionin informativ me temën: Mënyra e aplikimit për grante të vogla me qëllim nxitjen e bashkëpunimit universitar-biznesor për më shumë programe studimore të aplikuara në Kosovë. Sesioni informativ synon ngritjen e vetëdijes së stafit dhe studentëve rreth aplikimit për grante të vogla. HERAS do të zhvillojë një diskutim të vlefshëm për mënyrën e aplikimit për grante të vogla. Koncepti i programeve të studimeve të aplikuara ende nuk është shumë i përhapur në Kosovë, edhe pse ekzistojnë programe të tilla. Përvoja dhe rezultatet nga projektet e mëparshme tregojnë p.sh. se përfshirja aktive e partnerëve joakademikë në zhvillimin e kurrikulave ose nxitjen e studentëve për t’u angazhuar me punëdhënësit potencialë të ardhshëm gjatë studimit të tyre (p.sh. përmes punës së projekteve, rasteve studimore etj.) rrit jo vetëm punësimin e të diplomuarve por edhe potenciale të reja të institucioneve të arsimit të lartë. Eja, bëhu pjesë e sesionit informativ! Largo pasiguritë! Zhvillohu në karrierë! Dhe, më e vlefshmja, rrjetëzohu! Prezantues: Znj. Michaela Handke – Eksperte në HERAS Znj. Arbresha Meha – Zyrtare në HERAS Datë: 12 Shkurt 2019 Ora: 10.00 – 11.45 Vendi: Amfiteatri i Madh Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, 10000, Prishtinë, Kosovë AGJENDA 12 shkurt 2019 (e martë) Prezantimi i mundësive të aplikimit në grante të vogla nga HERAS10.00-10.15 Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve 10.15 – 10.20 Fjala hyrëse dhe prezantimi i panelistëve – znj. Arbresha Meha– Zyrtare në HERAS 10.20 – 10.50 Bashkëpunimet universitet-biznes dhe programe studimore të aplikuara në Kosovë. Prezantimi i thirrjes së dytë nga HERAS për grantet e vogla - Znj. Michaela Handke – Eksperte në HERAS dhe Znj. Arbresha Meha – Zyrtare në HERAS 10.50 – 11.20 Pyetje/diskutim Ky sesion informativ zhvillohet në kuadër të projektit “HERAS – Higher Education, Research and Applied Science, i cili mbështetet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Qëllimi i këtij sesioni informativ është zhvillimi i shkathtësive me qellim nxitjen e aplikimit të stafit dhe studentët për grantet e vogla nga HERAS. 11.20-11.45 – Networking Ju mirëpresim!