NJOFTIM PËR STUDENTËT RRETH MËSIMIT VIRTUAL

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton të gjithë studentët se janë finalizuar përgatitjet për të vijuar me mësim virtual.Secilit prej jush i është krijuar e-mail i personalizuar në Google “G Suit for Education”, në mënyrë që ju të mund të vazhdoni mësimin online, pa pengesë, gjatë kohës së masave të marra për evitim të kontaktit fizik.

     Qasja në emailin tuaj:
    1. E-mailat janë krijuar në formatin [email protected], ndërsa fjalëkalimi juaj do të jetë numri personal i letërnjoftimit tuaj.

    Ligjëratat do të mbahen sipas orareve të përcaktuara në fillim të këtij semestri dhe për këtë do të njoftoheni nga profesori përkatës.

    Mësimi online është një masë në kuadër të masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Kosoves ndaj pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

    Njoftimin e detajuar për qasje në ligjëratat online e gjeni duke klikur KËTU.

    Ligjeratat online në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike do të fillojnë që nga nesër me 17.03.2020, ku do të pranoni email nga Profesori (asistenti ) përkatës për të ndjekur ligjëratat (ushtrimet).


    Ruaje vetën, familjen dhe shoqërinë!

    Me respekt,
    Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike



Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
26 27 28 29 30311
2 34 5 678
910 11 12 131415
161718 19202122
2324 2526272829
30123456