NJOFTIM LIDHUR ME VEPRIMET E NEVOJSHME, KARSHI SITUATËS AKTUALE PAS PARAQITJES SË RASTEVE ME COVID-19

    Të nderuar

    Urojmë që këtë emergjencë-pandemi ta kalojmë mirë të gjithë sëbashku.

    Bazuar në Vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Menaxhmentit të UP-së https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1074  dt. 14.03.2020 ju informojmë se Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka formuar ekipin me staf esencial i cili është në gatishmëri për kryerjen e shërbimeve të domosdoshme për studentët, personelin dhe palët tjera.

    Ekipi me staf esencial përbëhet nga: Dekani, Prodekanët, Sekretarja e FIM-it, Koordinatori për zhvillim akademik, Referentët për çështje të studentëve, Zyrtari i IT-së dhe Arkiva-Protokolli.
                                                                                                                   E - mail
    Prof. Dr. Ahmet Shala, Dekan [email protected]
    Prof. Dr. Ilir Doçi, Prodekan [email protected]
    Prof. Asoc. Dr. Shpetim Lajqi, Prodekan [email protected]
    Prof. Ass. Dr. Xhevahir Bajrami, Koordinator për zhvillim akademik [email protected]
    Fatmire Kuçi, Sekretare e FIM-it [email protected]
    Teuta Svirca, Referente [email protected]
    Ragip Shala, Referent [email protected]
    Liridon Bytyçi, Zyrtar i IT- së [email protected]
    Lutfi Istogu, Arkiva-protokolli [email protected]

      - Ekipi me staf esencial gjatë orarit të punës është në gatishmëri online nga shtëpia.
      - Kërkesat për shërbime bëhen në të gjithë email-at e ekipit esencial.
      - Pasi të shqyrtohet kërkesa, pala informohet kur mund të pranojë fizikisht shërbimin.

    Personeli tjetër i FIM-it është në gatishmëri që nëse është e nevojshme të përgjigjet në thirrjen për ndihmë për realizim të detyrave të domosdoshme.

    Faleminderit për mirëkuptim!
    Me respekt Manaxhmenti i FIM-së






Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
26 27 28 29 30311
2 34 5 678
910 11 12 131415
161718 19202122
2324 2526272829
30123456