NJOFTIM: Thirrje për APLIKIM në PNP për të diplomuarit nga Fakultetet Teknike

    NJOFTIM: Thirrje për APLIKIM në PNP për të diplomuarit nga Fakultetet Teknike Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"
    Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
    Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini"

    Afati për aplikim?
    17 janar 2020 deri më 07 shkurt 2020

    Ku mund të aplikoni?
     Në Zyrat e Punësimit në komunat e regjionit të Prishtinës, Ferizajit, dhe Mitrovicës


    Kush mund të aplikojë për Praktikë në Punë?
    Punëkërkues të regjistruar në zyrat e punësimit,

     Të diplomuar në shtator 2018 - janar 2020 nga fakultetet teknike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina“, Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini".

    Personat deri në moshën 35 vjeç duke përfshirë femrat dhe personat me aftësi të kufizuara.

    Të ri-atdhesuarit dhe minoritetet e të gjitha moshave janë të inkurajuar të aplikojnë.

    Punëkërkuesit që NUK kanë përfituar nga skemat PNP, Subvencionim në Pagë, TnP gjatë vitit , 2018, 2019

     
    Sa zgjatë dhe cilat janë kushtet e pagesës?
     6 muaj
     Pagesa për praktikantë është 150 euro në muaj


     

    A keni nevojë për praktikantë?

    Nëse përgjigja juaj është PO!

     Shkoni në Zyrën e Punësimit në komunën tuaj në regjionit të Prishtinës, Ferizajit dhe Prishtinës

    Regjistroni pozitat e lira që të përfitoni nga skema Praktikë në punë..

    Cilët punëdhënës/kompani mund të aplikojnë?

     Punëdhënësit/Kompanitë duhet të jenë regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

     Punëdhënësit/Kompanitë që kanë regjistruar kërkesat për punëtorë në Zyrat e punësimit në komunën e tyre në regjionet e Prishtinës, Ferizajit dhe Mitrovicës.

    Punëdhënësit/Kompanitë që janë në gjendje të ofrojnë praktikë në punë dhe të caktojë mentor për praktikantët;

    Punëdhënësit/Kompanitë duhet të dërgojnë përshkrim të punës

    Punëdhënësit/Kompanitë që janë të gatshme të bashkëfinancojnë kompensimin për një praktikantë 150 Euro për dy muaj.

    Punëdhënësit/Kompanitë duhet të caktojnë një mbikëqyrës/mentor për praktikantin

    Punëdhënësit/Kompanitë që kanë aplikuar dhe regjistruar vendet e lira të punës në Zyrën e Punësimit.

     

    Punëdhënësit NUK mund të shfrytëzojnë skemën për të punësuar anëtarët e familjes.

    Dokument


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
26 27 28 29 30311
2 34 5 678
910 11 12 131415
161718 19202122
2324 2526272829
30123456