NJOFTIM: THIRRJE PËR PRAKTIKANTË-VULLNETARË NGA SHOQATA E TË DIPLOMUARVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASANPRISHTINA”

    ALUMNI UP (AUP) është shoqatë e të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Qëllimi i themelimit të AUP është krijimi i mundësive për alumni të UP-së për të dhënë kontributin nga përvoja e tyre dhe për të qenë pjesë integrale e ndryshimeve pozitive në UP; Për të bërë rrjetëzimin e alumni të UP-së; Ndërkombëtarizimin e UP-së; Nxitjen dhe udhëheqjen e bashkëpunimeve me akterët e rëndësishëm, partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë, shoqërinë civile, si dhe mbledhjes së donacioneve në mbështetje të UP-së.

    Në kuadër të zyrës organizohen projekte të ndryshme ku mund të marrin pjesë dhe të kontribuojnë studentë dhe të diplomuar të Universitetit të Prishtinës me punë vullnetare në projekte të ndryshme.

    Për periudhën e angazhimit tetor-dhjetor (10 orë në javë) kërkohen: pesë (5) vullnetarë për këto detyra:

    *  Menaxhim i rrjteve sociale-1
    *  Ndihmës Organizator i eventeve-2
    *  Web designer-1
    *  Ndihmës në administratë-1

    Afati për aplikim është 10 ditë nga data e publikimit (11.09.2019-21.09.2019)

    Të dhënat (emri, mbiemri, fakulteti, drejtimi, dhe numri i telefonit) dorëzohen përmes email-it.

    Pas përfundimit të angazhimit vullnetarët pajisen me certifikata.
    Posteri


    KONTAKT

    EMAIL: [email protected]

    ADRESA: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Sheshi “Hasan Prishtina”, kati përdhesë.




Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345