NJOFTIM: BPB banka prezanton “Programin akademik BPB Juniors” 18 tetor 2019 Të nderuar studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ju njoftojmë se Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me BPB Bank do të organizojnë një sesion informues me studentët dhe të diplomuarit e njësive akademike të UP-së. Ju ftojmë që të jeni pjesë e grupit pjesëmarrës në këtë prezantim me datë 24 tetor ku do të informoheni për rëndësinë, kushtet dhe kriteret që të jeni pjesë e programit i cili ofrohet nga ana e BPB Bank. Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët dhe të diplomuarit e UP-së të përfitojnë më shumë njohuri rreth Programit akademik BPB Juniors. Prezantues: Anita Kosumi Ajeti – Udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore – BPB Aktiviteti organizohet më: Datë: 24 Tetor, e enjte Ora: 13:30 - 14:30 Lokacioni: Amfiteatri i madh i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”