Mbledhje komemorative në nderë të Prof.Dr. Ilir Limani

    Me pikëllim të thellë e pranuam lajmin se u nda nga kjo jetë Prof.dr. Ilir Limani (FIEK).

     Prof.Dr. Ilir Limani lindi me 30.04.1954 në Prizren , në një familje intelektualësh. Studimet themelore i përfundoj në vitin 1978, ato të magjistraturës në vitin 1992 në Universitetin e Zagrebit, ndërsa në vitin 1997 mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin e Prishtinës.

    Prof.dr. Ilir Limani ka kontribuar në mësimdhënie në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike që nga viti 1979. Në vitet 1990-1998 ka qenë ligjërues ndërsa në vitin 1998 zgjidhet Profesor asistent, ndërsa në vitin 2003 Profesor i asocuar.

    Ka ushtruar funksione të ndryshme në nivel universiteti : Anëtar i Këshillit të fakultetit, Anëtar i Senatit t të universitetit, Shef i katedrës së Elektronikës me Telekomunikacion, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike për dy mandate, Shef i Departamentit të Automatikës, dhe së fundi Udhëheqës i studimeve të doktoratës.

    Prof. dr. Ilir Limani është autor i shumë punimeve shkencore të publikuara në konferenca dhe revista shkencore ndërkombëtare, ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm të punimeve të diplomës, magjistraturës dhe doktoratës, ka udhëhequr projekte profesionale dhe shkencore duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e fushës së Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

    Kolegët e universitetit si dhe studentët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij akademik dhe do ta kujtojnë gjithmonë si një njeri të matur, me etikë akademike dhe profesionale dhe si shembull për gjeneratat e reja.

    Mbledhja komemorative organizohet të hënën, 14 tetor, në orën 10, në amfiteatrin 408 të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.



Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345