Ligjeratë për zhvillimin e shkathtësive të buta (eng. Soft skills)

    Të nderuar studentë, ftoheni me datë 5 Mars 2015, me fillim në ora 10:30h në sallen e kuqe të Fakultetit të Filologjisë – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

    E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe MDA (Management Development Associates).

    Misioni i QZhK-së, është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e karrierës dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.

    MDA ka një përvojë mbi dhjetëvjeçare në implementimin e projekteve këshilluese dhe atyre për ndërtimin e kapaciteteve në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Portfolio e projekteve të MDA-së përfshin një varg fushash të ekspertizës për aktorët publik, privat, multilateral, dhe të shoqërisë civile në kategoritë gjithëpërfshirëse të: ndërtimit të kapaciteteve, zhvillimit rajonal, komunikimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimit social.

    Tema e ligjeratës : Shkrimi i CV-së

    Trajner: Driton Dalipi

    Perfitues: Studentet dhe të diplomuarit nga shkalla e studimeve bachelor/master të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

    Ky aktivitet organizohet me 5 Mars 2015. Ligjerata fillon nga ora 11:00h - 13:00h. ( Ju mirëpresim nga ora 10:30h ).

    Studentëve pjesëmarrës, nga MDA (Management Development Associates) do të ju ndahet Certifikat pjesëmarrje në mënyrë elektronike.

    Eja, zhvillo shkathtësitë dhe njohuritë tuaja në shkrimin e CV-së.

    Njoftimi në formë elektronike.




Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
28293031123
4 567 8910
11 12 1314151617
18192021222324
25262728293031
1234567