Ligjërata e mbajtur nga Prof.Dr. Neven Duić nga Universiteti i Zagrebit

    Sot me datë 31.10.2019, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike e vizituan Profesori Prof.dr.sc Neven Duic nga Universiteti i Zagrebit dhe Profesoresha Prof.dr.sc. Natasa Marovska nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë. Vizita u zhvillua në objektin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, ku mysafirët fillimisht u pritën nga Shefi i Departamentit të Termoteknikës dhe Energjive të Ripërtërishme Prof.dr.sc. Xhevat Berisha, dhe Profesori Prof.dr.sc. Naser Sahiti.



    Fillimisht, një vizitë e laboratorëve të Departamentit të Termoteknikës dhe Energjive të Ripërtërishme ishte realizuar nën udhëheqjen e Ass.lab. Msc. Arben Avdiut.  Ata u njoftuan për së afërmi për aktivitetet që zhvillohen në këtë Departamentet dhe laboratorët e saj.



    Pastaj mysafirët u priten nga menaxhmenti i Fakultetit të kryesuar nga Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof.dr.sc. Ahmet Shala ku u njoftuan nga afër për aktivitetet që zhvillohen në FIM si dhe me mundësitë e krijimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Zagrebit.

    Prof.dr.sc. Neven Duic krahas kësaj vizite ka dhënë një ligjëratë me titull: Tranzicioni i Energjisë dhe Sistemet Inteligjente të Energjisë. Ligjërata ishte e fokusuar në sistemet e ardhshme të energjisë, sfidat dhe mundësit e transformimit të sistemeve aktuale të energjisë në sisteme të avancuara të energjisë të cilat do të jenë të bazuara në Energji të Ripërtërishme kryesisht Erë dhe Solare.





     


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
28293031 123
4 56 78910
11121314 151617
18192021222324
2526272829301
2345678