Konkurs Intern për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Bachelor në Fakultetin Inxhinierisë Mekanike, për vitin akademik 2013-2014 27 tetor 2013 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike shpall Konkurs për pranimin e studentëve në afatin e tretë (plotësues), për studimet themelore-bachelor në vitin akademik 2013/2104 dhe atë: VI. FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 220 studentë të rregullt sipas departamenteve: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 220 Programi studimor: Prodhimtari dhe Automatizimi 50 Programi studimor: Termoenergjetikë dhe Termoteknikë 30 Programi studimor: Konstruksione dhe Mekanizim 30 Programi studimor: Komunikacion 80 Programi studimor: Mekatronikë 30 Afatet e Konkursit 1. Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës: 28.10.2013- 31.10.2013 në ora 16.00 Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet të sjellin këto dokumente: - Certifikata e lindjes (origjinal) - Dëftesat e të gjitha klasave të shkollave të mesme(origjinal) - Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme dhe dëftesën e arritshmërisë në maturë - Kopjen e letërnjohtimit - Pagesa prej 5 € Procedura e aplikimit është e njëjtë si në afatet e tjera. Provimi pranues do të mbahet me datë 01.11.2013 duke filluar nga ora 09.00. Shpallja e rezultateve do të behet më datën 04.11.2013 Regjistrimi në Administratën qendrore sipas orarit të caktuar nga Administrata, duke filluar nga data 05.11.2013 Linku për aplikim: http://apliko.uni-pr.edu/AplikimiOnline_AfatiTrete.aspx Dekani Prishtinë, 28.10.2013 Prof.dr. Musli Bajraktari