Kalimi i studentëve me Indeks në ID Kartelë (SEMS) 20 shkurt 2015 Të gjithë studentët që janë me Indeks, duhet të kalojnë me ID kartelë duke u regjistruar paraprakisht në SEMS. * Aplikimi fillon nga data 20.02.2015 deri me datë 15.03.2015 përmes linkut: http://apliko.uni-pr.edu * Fotografimi i studentëve do të bëhet nga data 16.03.2015 deri me datë 03.04.2015. * Prodhimi dhe shpërndarja e ID Kartelave nga data 06.04.2015 deri me datë 17.04.2015. * Bartja e të gjithë semestrave të regjistruar nga Indeksi në ID (SEMS) nga referntët e fakulteve nga data 20.04.2015 deri me datë 30.04.2015. * Kerkesa per trasfere te Lendeve, notave dhe ECTS kredive përmes SEMS nga studentet dhe aprovimet e kerkesave nga prodekanët mësimorë dhe komisionet përkatëse prej datës 04.05.2015 deri më 22.05.2015. Nga Afati i Qeshorit 2015, nuk lejohet futja në provim e studentëve pa ID kartela dhe pa paraqitje të provimeve online përmes SEMS.