Informatë

    Ju informoj se Dr. sc. Shpetim Lajqi & Prof. Dr. Xhemajl Fejzullahun, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Mariborit e kanë përfunduar projektin “Gjenerimi i Energjisë Elektrike nga Burimet e Ujit, Erës, dhe Diellit” të financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me vlerë prej 9.900,00 € dhe vlerë totale të projektit 10.180,12 €.

    Projekti ka për qëllim ti ndihmoj studentët e departamentit “Sistemet e Energjisë së Ripërtërishme” & “Termoenergjetikë dhe Termoteknikë” të FIM-it, pastaj studentët e FIEK-ut, FNA-së dhe të interesuarve tjerë rreth: Dizajnimit, Prodhimit, Testimit dhe shfrytëzimit të Burimeve të Ripërtërishme.

    Me qëllim që të gjithë studentet e Fakulteteve Teknike dhe të interesuarit tjerë të njoftohen me përmbajtjen e projektit, është kërkuar nga kolegu Shpetim që projektin ta ekspozoj në holin e Fakulteteve Teknike.

    Projekti demonstron përdorimin e tri Energjive të Ripërtërishme, pra Energjinë nga Uji, Era dhe Dielli dhe është një mundësi e mirë për studentët që gjatë hartimit të Punimit të Diplomës apo Masterit nga kjo lëmi ti shfrytëzojnë rezultatet e këtyre pajisjeve.

    Të gjithë te interesuarit që duan të kenë informata më shumë rreth projektit, kolegu Shpetim është i gatshëm të ju informoj. Ju mund ta kontaktoni përmes postës elektronike: [email protected]

    Për më shumë klikoni këtu.

    Dekani i FIM-it
    Prof. Dr. Musli Bajraktari

    Prishtinë, me
    29.12.2014



Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
28293031123
4 567 8910
11 12 1314151617
18192021222324
25262728293031
1234567