ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E MARIBORIT, SLLOVENI

    Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin e Mariborit, Slloveni
    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror 2020 për mobilitete në Universitetin e Mariborit, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

    Llojet e mobilitetit janë:

    Shkëmbimi i:
    -    Studentëve;
    -    Stafit akademik;
    -    Stafit nga administrata.

    Fushat e mobilitetit:
    Inxhinieri mekanike (në orig
    inal: Engineering and engineering trades)

    Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA, MA dhe PhD - Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) dhe semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00. Ndërsa studentët PhD duhet ta kenë paraprakisht një pëlqim për mbikëqyrje nga një profesor në Universitetin e Mariborit.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët BA dhe MA:

    - Transkripta e notave;
    - Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së;
    - Nota mesatare mbi 8.00;
    - Letër motivimi;
    - Kopja e pasaportës;
    - Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli gjuhës angleze B2);
    - Letër pëlqimi për mbikëqyrje (vlen vetëm për studentët e PhD).
    - Learning Agreement
    Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Mariborit, ju lutem vizitoni ueb faqet zyrtare, si më poshtë:
    https://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/default.aspx

    Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik/administrativ:
    -    CV (në gjuhën angleze);
    -    Publikimet për staf akademik;
    -    Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
    -    Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).Ju duhet të aplikoni në Universitetin e Mariborit për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe ECTS - kreditë t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.
    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

    Afati për aplikim për semestrin pranveror: 12 nëntor 2019.

    Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “University of Maribor” në emalin: [email protected]
    Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
    Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
28293031 123
4 56 78910
11121314 151617
18192021222324
2526272829301
2345678