ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E MARIBORIT, SLLOVENI

    Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin e Mariborit, Slloveni

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror 2021  për mobilitete në Universitetin e Mariborit, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

    Llojet e mobilitetit janë:
    Shkëmbim i studentëve;

    Fushat e mobilitetit:
    Inxhinieri mekanike
    (në origjinal: Engineering and engineering trades)

    Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA, MA dhe PhD - Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00. Ndërsa studentët PhD duhet ta kenë paraprakisht një pëlqim për mbikëqyrje nga një profesor në Universitetin e Mariborit.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët BA dhe MA:
    - Transkripta e notave (në gjuhën angleze);
    - Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së(në gjuhën angleze);
    - Nota mesatare mbi 8.00;
    - Letër motivimi (në gjuhën angleze);
    - Kopja e pasaportës;
    - Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli gjuhës angleze minimumi B2);
    - Letër pëlqimi për mbikëqyrje (vlen vetëm për studentët e PhD).
    - Learning Agreement (duhet të plotësohet në fazë të mëvonshme)

    Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Mariborit, ju lutem vizitoni ueb faqet zyrtare, si më poshtë:
    https://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure-2020-21.aspx.

    Ju duhet të aplikoni në Universitetin e Mariborit për programe dhe lëndë të njëjta me ato në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe ECTS - kreditë t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

    Afati për aplikim për semestrin dimëror: 10 nëntor 2020.


    Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “University of Maribor” në emalin: [email protected].
    Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
    Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.









Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
26 27 28 29 30311
2 34 5 678
910 11 12 131415
161718 19202122
2324 2526272829
30123456