Asistenti i FIM Shkelzen Shabani mbron me sukses doktoraturën në NİĞDE ÖMER HALİSDEMİR UNIVERSITY, Instituti i Shkencave të Natyrës dhe të Aplikuara, Departamenti i Inxhinierisë Mekanike, Nigde, Turqi

    Asistenti i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Dr. Shkelzen Shabani me datën 17.01.2020 me sukses e ka mbrojtur Punimin e Doktoraturës me titull: “Hulumtimi i lëkundjeve të lira për materialet e shtresuara sipas funksionit për trarët me plasaritje dhe prerje të ndryshme tërthore” në NİĞDE ÖMER HALİSDEMİR UNIVERSITY, Instituti i Shkencave të Natyrës dhe të Aplikuara, Departamenti i Inxhinierisë Mekanike, Nigde, Turqi para komisionit me ketë përbërje:

    1. Prof. Dr. Ahmet YAPICI, İskenderun Teknik Üniversitesi, Kryetar
    2. Prof. Dr. Yusuf CUNEDİOĞLU, Niğde Ömer Halisdemir Üniversitesi, Mentor
    3. Doç. Dr. Hamza Kemal AKYILDIZ, Yozgat Bozok Üniversitesi, Anëtar
    4. Doç. Dr. Serkan TOROS, Niğde Ömer Halisdemir Üniversitesi, Anëtar
    5. Dr. Öğretim Üyesi İlyas KACAR, Niğde Ömer Halisdemir Üniversitesi, Anëtar

    Po ashtu Dr. Shkelzen Shabanit i janë publikuar dy punime në revistat shkencore ndërkombëtare:
    1. http://jacm.scu.ac.ir/article_14878.html
    2. https://iopscience.iop.org/article/10.1088/2053-1591/ab6ad1
    Menaxhmenti dhe koleget e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Dr. Shkelzen Shbanit i dëshirojnë suksese të mëtutjeshme në punën akademike.