Asistenti i FIM Gazmend Krasniqi mbron me sukses doktoraturën në Fakultetin Teknik të Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut 23 shkurt 2021 Me datë 17.02.2021, Gazmend Krasniqi, asistenti i angazhuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike me sukses ka mbrojtur punimin e doktoratës me titull: “Aplikimi i energjisë së erës në zona urbane – Modelimi i turbinave urbane të erës”. në Fakultetin Teknik të Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut, para komisionit me përbërje: Kryetar: Prof. Dr. Vladimir Mijakovski, Fakulteti Teknik, Universiteti “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut; Mentor: Prof. Dr. Cvete Dimitrieska, Fakulteti Teknik, Universiteti “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut; Anëtar: Prof. Asoc. Dr. Shpetim Lajqi, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Republika e Kosovës; Anëtar: Prof. Asoc. Dr. Sevde Stavreva, Fakulteti Teknik, Universiteti “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut; Anëtar: Prof. Asoc. Dr. Sonja Chalamani, Fakulteti Teknik, Universiteti “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut. Pjesa eksperimentale e doktoratës është realizuar në Laboratoret e FIM-së në Prishtinë. Dr. sc. Gazmend Krasniqit i urojmë shëndet, suksese e gjithë te mirat. Dekanati i FIM-së