Afati i rregullt i provimeve - Shtator 2020

    Afati i rregullt i provimeve Shtator 2020 do të mbahet në datat 24.08. deri 18.09.2020.

    Paraqitja e provimeve bëhet në datat 17.08 - 22.08.2020

    - Ne bazë të marreveshjes me FNA, Amfiteatret 414 dhe 415 janë ndarë për provime sipas ditëve.
    FIM mban në ditët çift të punës, ndërsa FNA ne ditët tek. Rrjedhimisht, në ditët tek FIM nuk mund të mbajë provime në keto dy amifteatre.

    - Sipas marrëveshjes së mëhershme të mesimit me FIEK dhe FNA, Amifteatri 408 i takon FIM për mbajtje të provimeve cdo të hënë tërë ditën, dhe të marten pasdite.

    - Nga tabelat e provimeve, Salle e FIM - nënkupton zgjedhje e cilësdo sallë të lirë të FIM në objektin kryesor dhe objektin e laboratoreve, por që nuk interferon me sallat në tabelen e provimeve gjatë të njejtës ditë dhe orë.
    Sallat e shënuara nëpër lëndë janë caktuar bazuar në numrin më të madh dhe të pritshëm të studentëve në provime. Kjo informatë mund të ndryshojë dhe të azhurohet.

    Edhe për këtë afat vlejnë rregullat e kujdesit në situatë të pandemisë: studentët dhe kujdestarët në provime duhet të jenë të furnizuar me maska dhe doreza.
    Duhet respektuar distanca gjatë vendosjes në salla të provimeve sipas vendimeve të IKSHP.

    Afati i provimeve pas afatit të regullt, afati i jashtëzakonshëm i provimeve Shtator I, do të mbahet në datat 21.09. deri 30.09.2020. Në këtë afat studenti mund ti paraqes deri në dy provime. Për më shumë detaje do të informoheni më vonë!

    Orari i provimeve Bachelor

    Orari i provimeve Master


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
26 27 28 29 30311
2 34 5 678
910 11 12 131415
161718 19202122
2324 2526272829
30123456