Afati i jashtëzakonshëm i provimeve - Qershor-1 2020

    Provimet mbahen në ora 10:00 dhe ora 14:00.

    Më 17.06.2020, ora 10:00 mbahen provimet e semestrit 1 Bsc, dhe semestrit 1 (VII) Msc . Perjashtimisht, provimi Grafika Inxhinierike dhe provimet me kohezgjatje deri 4 ore fillojne ne ora 9:30.
    Provimi Fizika mbahet ne ora 17:00.
    Provimi  Bazat e teknologjisë se Komunikacionit mbahet ne ora 10:00.

    Me 17.06.2020 ora 14:00 mbahen provimet e semestrit 3 dhe semestrit 5 Bsc, dhe Semestrit 3 (IX) Msc. 
    Provimi Rezistenca e materialeve mbahet ne ora 17:00.
    Provimi Bazat e infrastruktures se komunikacionit mbahet ne ora 17:00.


    Më 22.06.2020, ora 10:00 mbahen provimet e semestrit 2 Bsc, dhe Semestrit 2 (VIII) Msc.
    Me 22.06.2020 ora 14:00 mbahen provimet e semestrit 4 dhe semestrit 6 Bsc. 

    Paraqitja e provimeve nga studentët bëhet në datat  02.06.2020 - 06.06.2020. Studentët mund të paraqesin jo më shumë se dy provime.
    Ky afat eshte kompensim per afatin Prill 2020, prandaj nuk mund ti nenshtrohen provimit studentet aktual qe kane ndegjuar lendet e Semestrit Veror 2019/2020. 


    I Informojme studentet dhe mesimdhenesit se per shkak te situates se pandemise per FIM nga data 15 Qershor deri me 28 mund të mbahen provime me studentet vetem ne datat 17.06 , 22.06, dhe 25.06 në objekte të Fakulteteve Teknike. Ne datat tjera te diteve te punes mbajne dy Fakultet tjera FIEK dhe FNA, dhe ne ato data mesimdhenesit dhe studentet e FIM nuk duhet te jene prezent ne hapesirat e Fakultetit.
    Opcion per mbajtjen e provimeve jane edhe ditet e shtune 20.06, 27.06 kryesisht per provime me goje, konsultime, etj.

    Para fillimit te mbajtjes se provimeve, studentet do te informohen ne cilen salle do te mbahet provimi. Informatat paraprakisht do te publikohen ne web faqe te Fakultetit.

    Gjate mbajtjes se provimeve, studentet dhe profesoret duhet te perkujdesen qe te respektojne te gjitha masat e percaktuara nga IKSHP per kujdesin ndaj pandemise COVID19. Studentet dhe mesimdhenesit duhet te jene te pajisur me maska dhe doreza, si dhe te respektohet distanca e kerkuar gjate vendosjes ne salla te provimeve.

    Me daten 29.06.2020 do te filloje mbajtja e afatit te rregullt Qershor 2020, per cka do të informoheni me vone!


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
26 27 28 29 30311
2 34 5 678
910 11 12 131415
161718 19202122
2324 2526272829
30123456