Vizita e studentëve të Mekatronikës në Land Rover

    Në kuadër te lëndës “Mekatronika e Automjeteve” që ligjërohet nga Prof. Ass. Dr. Shpetim Lajqi, studentët e vitit të tretë të Programit Studimor të Mekatronikës, kanë realizuar vizitën studimore në Servisin e Autorizuar në Kosovë për automjetet e prodhuesit të njohur “Land Rover”.
    Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me sistemet mekatronike që janë të instaluar të automjetet Land Rover të gjeneratës së fundit dhe përvetimi sa më i mirë i pjesës teorike me anë të njohurive praktike gjatë kësaj vizite.