Vizita e Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Prof. Besim Beqaj

    Sot në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM) ishte në vizitë Ministri i Inovacioneve dhe Ndërmarrësisë Prof. Besim Beqaj me stafin e tij me temën “Themelimi i Qendrave Inovative dhe mundësia e bashkëpunimit të FIM-se me këto Qendra Inovative.

    Fillimisht Dekani i FIM-it, Prof. Ahmet Shala i uroj mirëseardhje Ministrit Beqaj dhe e informoj në lidhje me aktivitetet dhe gatishmërinë e stafit të FIM-it për të bashkëpunuar me ketë Qendër.

    Me pas fjalën e morri Ministri Beqaj i cili i tregoj objektivat dhe synimet e tij për hapjen e disa qendrave inovative në Kosovë e në veçanti hapjen e një qendre në Universitetin e Prishtinës ku Prof. Beqaj është pjesë e tij.

    Me pas Ministri Beqaj se bashku me stafin e FIM-es i vizituan Laboratorët e FIM-it dhe u informuan për se afërmi me projektet inovative të studenteve të FIM-es.

    Para përmbylljes së vizitës së Ministrit Beqaj ju dorëzua kërkesa nga Dekani i FIM-es të cilën po e paraqesim në vijim,

    -------------------------------------------------------------------------------
    I nderuari Ministër Beqaj

    Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike e vlerëson lartë gatishmërinë e Institucionit tuaj që Qendrën e Inovacionit ta themelojmë se bashku në hapësirat e Laboratorëve të FIM-it.

    Me qellim që programet tona shkencore, hulumtuese dhe profesionale të jenë sa me afër me tregun e punës sa i përket përdorimit të teknologjive të reja, kërkojmë nga institucioni i juaj që ta bëjë investimin në renovimin e objektit të Laboratorëve të FIM-it dhe furnizimin me pajisje laboratorike që do të shfrytëzohen nga FIM-i dhe Qendra e Inovacionit.

    Bazuar me kërkesat e tregut të punës për personel të kualifikuar dhe krijimin e ndërmarrjeve të rejave me ide inovative, i kemi identifikuar se janë të nevojshme këto investime:

    - Renovimi i objektit të Laboratorëve të FIM-it dhe hapësirave që i dedikohen Qendrës së Inovacionit përmes një projekti detal i cili përshinë punët e kulmit, suvatimit, fasadës, konstruksionit të çeliktë, ventilimin, ngrohjen, instalimin elektrik, nyjet sanitare, etj.,

    - Furnizimi, instalimi dhe trajnimi i personelit për laboratorin: e testimit të gazrave dalëse të automjeteve të udhëtarëve në tavolinën provuese, pajisjet për inspektimin teknik të automjeteve të udhëtarëve dhe motoçikletave, pajisje për diagnostifikimin e automjeteve, programe softuerike për automjete, peshore mobile, etj.,

    - Furnizimi, instalimi dhe trajnimi i stafit për ngritjen e një laboratori modern për Certifikimin e saldueseve për metale dhe plastikë.

    - Furnizimi, instalimi dhe trajnimi i stafit me përdorimin e teknologjive të reja në industrinë e përpunimit të metaleve dhe plastikës (CNC torno, CNC frez, laser për prerjen e metave deri në 20 [mm], 3D printer për metal, 3D profesional scanner, makinë me injektimin e plastikës me presion të lartë, etj.),

    - Furnizimi dhe instalimi i ndriçimit në hapësirat e jashtme të laboratorëve me energji solare dhe të erës, ngritja e garazhës me module solare për stacionin e parë për mbushjen e baterive të automjeteve elektrike me energji diellore, ngritjen e parkut të gjelbër me ujitje me energji solare, etj.,

    - Ngritja e një Centrali Elektrik Solar në kulmin e hapësirave të Laboratorëve të FIM-it për furnizim me energji elektrike Qendrën e Inovacionit, etj.

    Prandaj, me ndihmën e këtyre investimeve mundësohet që puna praktike në Fakultet dhe Qendrës së Inovacionit të avancoj shumë për nxjerrjen e kuadrove që kërkohet gjatë ndërtimit të Kosovës C, zhvillimin e ekonomisë së Kosovës që do të ndodhë në vitet e ardhshme.

    Dekani i FIM-it:
    Prof. Asoc. Dr. Ahmet Shala




Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2930 31 1 234
567 8 91011
1213 1415 161718
19 202122232425
2627281234
567891011