Njoftim - LIMAK/ASI - Apliko tani

    Njoftim - LIMAK/ASI - Apliko tani Periudha e Aplikimit ka filluar! Apliko tani deri më 1 Mars 2018

    Klikoni këtu dhe plotësoni formën e aplikimit për Limak ASI dhe filloni rrugëtimin tuaj në fushën e shërbimeve të Aeroportit, ose edhe vizitoni vegzën në vijim: http://apply.limakasi.com/

    Kush mund të aplikojë?

    Studentët që janë në vitin e fundit të ligjeratave të këtyre fakulteteve të Universitetit të Prishtinës:

    - Fakulteti Ekonomik

    - Fakulteti Juridik

    - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

    - Fakulteti i Shkencave Matematikë – Natyrore

    - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

    Pse të aplikoni?

    Limak ASI paraqet mundësinë më të mirë për zhvillim të mëtutjeshëm profesional dhe akademik në fushën e shërbimeve të aeroportit. Programi ofronë mundësinë e pajisjes certifikatë në shërbime të aeroportit, e vlefshme në të gjitha shtetet Evropiane. Pas trajnimit, studentët vazhdojnë praktikën tre mujore në Aeroportin e Prishtinës dhe më të mirëve u mundësohet punësim. Gjatë programit, studentët marrin pjesë në një numër vizitash studimore në vend dhe jashtë.

    Cka nevojitet për aplikim?


    - Plotësimi i formës së aplikimit online;

    - Kopje e skanuar e transkriptës së notave;

    - Kopje e skanuar e IDsë së Universitetit;

    *Luteni të keni parasysh që vetë fajlla në formatin 'pdf' mund të ngarkohen gjatë aplikimit.

    Pas aplikimit?

    Studentët më të mirë marrin pjesë në testin e gjuhës angleze dhe atë të njohurive të përgjithshme, më 11 Mars 2018.


Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
3012 3 456
78910 111213
14 1516 17181920
21222324252627
28293031123
45678910