Njoftim

    Të nderuar student

    Me lejoni të ju informoj se faza e parë e projektit me ekspertet e JICA-s me grupin e studenteve të FIM-it për hulumtimin e burimeve të ndotëseve të ajrit – industria, shërbimet publike dhe private ka përfunduar me sukses me çka kemi edhe lëvdata për përkushtimin dhe punën e mirë që e kanë bërë 18 studentet tanë.

    Tani vazhdojmë me fazën e dytë për hulumtimin e burimeve të ndotëseve të ajrit në trafik. Në këtë hulumtim do të marrin pjesë gjithsejte 116 student/e ku 116 prej tyre do të punojnë 1 ditë dhe 48 student 2 ditë (për 2 ditë do të jenë studentet me notë mesatare me të lartë që kanë aplikuar me herët).

    Agjenda do të jetë si në vijim:
           - Takimi i parë me student do të mbahet me datë 13 Prill 2018 në amfiteatrin e ndërteses se Qeverise (ish Rilindja) dhe fillon në ora 13:30, ku do te jepen instruksionet për ketë hulumtim,
           - Me 24 Prill 2018 do të mbahet takimi i dytë me studentë (koha e takimit vendoset me 13 prill), ku ekspertët e JICA-së se bashku me studentë do të dalin në rrugë për ta demonstruar praktikisht mënyrën e hulumtimit. Studentët vijnë në ndërtesën e Rilindjes dhe prej aty dalin në rruge, pastaj kthehen dhe i nënshkruajnë kontratat.
           - Me 25 Prill 2018 nga ora 21:00 fillon hulumtimi i cili vazhdon deri me 26 Prill në ora 21:00h
           - Me 28 Prill 2018 nga ora 21:00 fillon hulumtimi i cili vazhdon deri me 29 Prill në ora 21:00h
    Deri me tani kanë aplikuar gjithsejte 98 studentë. Kërkohen edhe 18 student tjerë! Lista e studenteve qe kanë aplikuar do të vendoset të Shërbimi i Sigurimit në hyrje të objektit të Fakultetit dhe kërkohet nga studentet që ti plotësojnë shënimet që kërkohen dhe ta konfirmojmë pjesëmarrjen e tyre. Data e fundit për dhënien e shënimeve dhe konfirmimin për pjesëmarrje është data 11 Prill 2018 deri në ora 16:00 të shërbimi i sigurimit të Fakultetit.
    Inkurajohen të shënohen në ketë listë edhe studentet e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Drejtimi Inxhinieri e Mjedisit.

    Suksese studentë!

    Menaxhmenti i FIM-së



Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
2627 282930311
2 345 678
9101112 131415
16 1718 19 202122
23242526272829
30123456