NJOFTIM PËR LIRIM NGA PAGESA E SEMESTRIT PËR VITIN AKADEMIK 2017/18

    Prioritetet që janë përfshirë si kritere për lirim nga pagesa e semestrit sipas njoftimit me nr. prot: 3/263 dt: 8.11.2017 janë:
    1. Prioritet të parë për lirim do të kenë studentët me status të rregullt në nivelin bachelor në raport me studentin qe ka status me korrespondencë në nivelin bachelor dhe me studentin e nivelit master;
    2. Prioritet të dytë për lirim do të kenë studentët që kanë statusin e studentit me korrespondencë në nivelin bachelor në raport me studentin e nivelit master.
    3. Studenti i nivelit master mund të lirohet vetëm nëse nuk ka studentë që i takojnë dy prioriteteve paraprake.
    4. Nëse në UP studiojnë 3 anëtarë të një familje të ngushtë, dy nga të cilët kanë të përseritur njëherë apo më shumë një vit akademik, atatëherë anëtari i tretë që nuk është përseritës do të refuzohet sepse nuk konsiderohet se kjo familje i ka tre studentë të cilët potencialisht secili prej tyre do të ishte kandidatë që i plotëson kushtet për lirim.

    Këshillë Juridike: Studentët e pakënaqur me vendim e Këshillit Drejtues,  për lirim nga pagesa e semestrave për  vitit akademik 2017/18, kanë të drejtë ankese  pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në ueb-faqen e UP-së. Afati i ankesave është 48 orë, përkatësisht fillon nga data: 23.02.2018 deri më 27.2.2018 në ora 15:00.  Ankesa duhet të përmbaj. nr. e dosjes që ka aplikuar, studenti, nivelin e studimeve dhe statusin e studentit.  Ankesat dorëzohen në ndërtesën e rektorati të UP-së, zyra nr. 2.
    Kufizimi i të drejtë së përfitimit nga lirimi i pagesës
    Nuk do të përfitojnë nga lirimi prej pagesës studentët të cilët kanë të përsëritur së paku një herë vitin akademik gjatë kohës së studimeve si dhe studentët e nivelit të doktoratës. Dokumentacioni i studentëve që kanë të përsëritur një herë e më shumë vitin akademik, nuk do të merret në konsideratë për lirim të kandidatëve tjerë të familjes. 

    Studentët përfitues të së drejtës për lirim nga pagesa duhet të parashtrojnë kërkesë pranë njësisë akademike përkatëse, për rimbursim të mjeteve të paguara për regjistrim të semestrave përkatës të vitit akademik, duke bashkëlidhur dokumentet si në vijim:
    -Fletëpagesën e semestrit;
    -Kopjen e letërnjoftimit ose ID- kartelës studentore dhe
    -Kopjen e kartelës së bankës (nr.  i xhirollogarisë të jetë i qartë).

    Të bashkëlidhur i keni këtu.



Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
3012 3 456
78910 111213
14 1516 17181920
21222324252627
28293031123
45678910