Ftesë - "Pavarësimi energjetik i Fakulteteve Teknike"

    Ftesë - "Pavarësimi energjetik i Fakulteteve Teknike" Ftohen studentët e UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe të Universitetit Politeknik të Tiranës-Tiranë të nivelit të studimeve Bachelor, Master dhe të Doktoratës të aplikojnë për hartimin e projektit inovativ:

    “Pavarësimi energjetik i Fakulteteve Teknike”
    në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “HASAN PRISHTINA”

    Studentët e interesuar duhet të kenë aftësi të shkëlqyera në dizajnim, projektim, implementim të sistemeve industriale teknike dhe të kenë njohuri plotësuese në fushën e ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe Shqipëri dhe të flasin e shkruajnë rrjedhshëm gjuhën angleze.

    Për realizimin e projektit, kërkohen studentë/e nga Fakulteti i:

    1. Inxhinierisë Mekanike – Prishtinë, 10 studentë
    2. Inxhinierisë Mekanike – Tiranë, 4 studentë
    3. Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – Programi Inxhinieri kompjuterike, 2 studentë
    4. Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, 2 studentë (1 Ndërtimtari+1 Arkitekturë)
    5. Arteve (dizajn / video Ekspert), 1 student, dhe
    6. Juridik, 1 student.

    Afati për të aplikuar është deri me datën 17.04.2017, ndërsa përzgjedhja bëhet me datën 18.04.2017 në ora 12 në lokalet e FIM Salla 408.

    Studentët e përzgjedhur për zhvillimin e projektit inovativ do të jenë pjesë e projektit ndërkombëtar të “eMobility Event in Kosovo&Hamburg, Amperax.de” dhe projekteve tjera të KIMERK. 

    Aplikacionet duhet të dërgohen në emailin:  [email protected]. Në aplikacion duhet të shënohet emri dhe mbiemri i studentit, mosha, drejtimi dhe niveli i studimeve, nota mesatare dhe një fletë motivim i shkurtë deri në 100 fjalë.   

    Shkarko aplikacionin

    Për informata shtesë ju lutem kontaktoni:
    Prof. Asc. Dr. Mirlind Bruçi        Prof. Asc. Dr. Ramë Likaj         Prof. Ass. Dr. Shpetim Lajqi
    [email protected];         [email protected];         [email protected];

    Akademik Jorgaq Kaçani,  [email protected]

    Prishtinë, 12.04.2017



Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
27282930 123
4 5678910
11 121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567