Çertifikohu falas ne AutoCad, 3ds Max, Inventor, revit, Maya dhe Fusion 360

    Çertifikohu falas ne AutoCad, 3ds Max, Inventor, revit, Maya dhe Fusion 360 Të nderuar student të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike,

    Qendra Infinit në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” , dega e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, ka arritur marrëveshje për shpërndarjen e njëzetë (20) bursave në formë testesh nga programet e Autodesk-ut, që nënkupton çertifikimin me njohje ndërkombëtare. Ku ofrohen gjashtë (6) programet e Autodesk-ut: AutoCAd, Inventor, Revit, Maya, 3ds Max dhe Fusion 360.

    Për të qenë përfitues të bursave, studentët duhet t’i plotësojnë këto kritere:

    Studentët të jenë  të dalluar ( me notë mesatare 7 +).
    Studentët duhet të jenë në vitin e II-të dhe të III-të Bachelor, ose Master.
    Studentët duhet ta kenë ndjekur lëndën e AutoCAD-it dhe përfunduar me notë 7+.
    Studentët duhet të kenë njohuri të Gjuhës Angleze, meqë testi do të mbahet në këtë gjuhë (niveli duhet të jetë Preintermediate +).
    Afati i aplikimit për studentët do të jetë deri me 15.04.2017, ndërsa faza e parapërgatitjes dhe e testimit do të përfundohet deri me 25 Prill 2017.

    Përzgjedhja e studentët më të dalluar nga kriteret e lartëpërmendura, do të njoftohen me email pas datës 15 Prill 2017.

    Shpjegim shtesë: Pasi të përzgjedhjes së studentëve, do të mbahet një Workshop për AutoCad dhe 3ds Max (workshop për programet e tjera, nuk kemi mundësi t’i ofrojmë). Pas workshop-it,  studentëve do t’u ofrohet një test ushtrues paraprak, si parapërgaditje për testin final. Gjithashtu, do të mbahet një test nga Gjuha Angleze, për t’u siguruar se studentët kanë njohuri  nga niveli Preintermediate e më lartë. Në fund, caktohet  dita e testit final, e cila gjithsesi do të caktohet në pajtueshmëri me të gjithë studentët, studentët të cilët e kalojnë testin, në mënyrë automatike ju lëshohet çertifikata nga AUTODESK.

    Apliko këtu


Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910