Bëhuni pjesë e edicionit të tretë të programit të Limak Institutit për shërbime aeroportuale

    Bëhuni pjesë e gjeneratës së tretë të programit Limak ASI
    Dëshironi të zgjeroni njohuritë për menaxhim aeroportual?
    Apo edhe të bëni internshipin më interaktiv në Limak Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”?
    Dëshironi certifikim ndërkombëtar nga institucionet më kredibile në fushën e aviacionit?
    Dëshironi të jeni pjesë e Limak apo edhe Aeroporteve tjera në botë?

     
    BËHUNI PJESË E EDICIONIT TË TRETË TË PROGRAMIT TË LIMAK INSTITUTIT PËR SHËRBIME AEROPORTUALE!

    Është një mundësi unike për certifikim të pranuar ndërkombëtarisht për menaxhim aeroportual nga Instituti ENAC ne France dhe Universiteti Bogazici ne Turqi. Pas certifikimit, studentët kanë mundësinë e të qenit pjesë e internship programeve me pagesë, në departamente të ndryshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe më të mirëve u ofrohet punësim.
    Programi përvec tjerash përfshinë edhe vizitat studimore në Francë dhe Turqi dhe organizohet nga kompania Limak në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Institutin ENAC dhe Universitetin Bogazici.

    Kur dhe kur mund të aplikoni?
    Prej datës 15 shkurt deri më 1 mars, të gjithë studentët mund të aplikojnë në këndet informative të programit në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Këndet informative janë të hapura cdo ditë pune, nga ora 08:00 – 16:00.

    Kush mund të aplikojë?
    Studentët që janë në vitin e fundit të ligjeratave të këtyre fakulteteve të Universitetit të Prishtinës: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore.

    Si mund të aplikoni?
    Dërgoni të gjitha dokumentet në këndet e Limak ASI. Për të aplikuar nevojiten: forma e plotësuar e aplikimit, transkripta e notave (e leshuar nga UP dhe / ose kopje dhe skanime te SEMS) dhe kopja e leternjoftimit.

    Pas aplikimit?
    Studentët e suksesshëm testohen për njohuritë në gjuhën angleze dhe njohuritë e përgjithshme.

    Kam pyetje, kujt t’i drejtohem?
    Kontaktoni me zyrtarë të Limak ASI në kënde informative në NjA: Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin e Inxhinierise Mekanike

    facebook: www.facebook.com/limakasi
    ueb: www.limakasi.com


Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
252627 28 29301
2 3 45678
9 10 11 12131415
1617 1819202122
23242526272829
303112345