Laboratori i Sistemeve të Energjisë së Riperterishme

Laboratori i Sistemeve të Energjisë së Ripërtërishme është i pajisur me pajisje ku studentet munden për së afërmi të informohen me principet punuese të pajisjeve që janë në laborator, të cilat janë të përshtatura me lëndët përkatës që organizohen për nivelin e studimeve Bachelor.

Aktualisht ky laborator është pajisur me një Mikro Hidro Turbinë të dizajnuar dhe prodhuar nga stafi akademik i FIM-it në të cilën mund të analizohen shumë veçori të cilat ndodhin në hidrocentralet energjetike, si: llogaritja e këndit efektiv të goditjes së vrushkullit të ujit në rrotën punuese, lartësi e rënies së ujit, presioni dhe prurja e ujit në turbinë, numri i rrotullimeve të gjeneratorit, tensioni, intensiteti i rrymës elektrike dhe shumë parametra tjerë karakteristikë.

Gjithashtu laboratori është i pajisur edhe me një grup të paneleve Solare të vendosur në hyrje të Fakulteti, ku në mënyrë të detajuar studentëve ju behët demonstrimi i shfrytëzimit të energjisë solar, konvertimi i saj nga rryma e vazhdueshme në rrymë alternative, mënyra e ruajtjes së energjisë në bateri dhe shfrytëzimi i saj për nevoja të caktuara.

Përveç këtyre pajisjeve, laboratori është i pajisur edhe me gjenerator të erës, të vendosur pran objektit të Fakultetit me fuqi 700 W dhe një gjenerator tjetër me fuqi 400 W i venduar në tavolinën inovative mobile.

Duke pasur parasysh prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e Burimeve të Energjisë se Ripërtërishme, departamenti i Sistemeve të Energjisë se Ripërtërishme është duke punuar në përgatitjen e Inxhiniereve të rinj që do të merren me Burimet Alternative të Energjisë.

Laboratori i Burimeve te Riperterishme