Laboratorët e Prodhimtarisë dhe Automatizimit

     Laboratorët e Prodhimtarisë dhe Automatizimit janë të pajisura me makina, pajisje ndihmëse, instrumente matëse dhe pajisje testuese për hulumtime shkencore.
    
     Laboratorët janë të përfshira në fusha të ndryshme si:

     1.    Laboratori i sistemeve hidraulike dhe pneumatike,
     2.    Laboratori i saldimit,
     3.    Laboratori i përpunimit me prerje,
     4.    Laboratori i matjeve dhe kontrollit, dhe
     5.    Laboratori i materialeve dhe deformimit.

     Në këto laboratore zhvillohet puna praktike dhe eksperimentale me studentë sipas përmbajtjes së lëndëve në kuadër të programit studimor të Prodhimtarisë dhe Automatizimit.
     Me ndihmën e këtyre pajisjeve dhe instrumenteve matëse studentët aftësohen për matje inxhinierike, hulumtime të vetive të materialeve të ndryshme përmes makinës për tërheqje, hulumtimi i fortësisë së materialeve, kontrolli i ashpërsisë së sipërfaqes përmes aparaturës adekuate, metodave të saldimit si dhe hulumtimin e tegelave të saldimit. Përveç kësaj studenti përmes softuerit kompjuterik ka mundësi të modelojë dhe përmes G-kodeve ta ekzekutojë punimin e tij në mënyrë praktike në makinën për aderua te frezimit.
     Për fusha të ndryshme të hulumtimit e në veçanti për studentët e studimeve të Masterit, janë të instaluar softuerët përkatës për lami përkatëse të hulumtimit.
     Studentët e Programit Studimor të Prodhimtarisë dhe Automatizimit në këtë mënyrë inkurajohen që të propozojnë projekte për implementim, të cilat pastaj mbështeten financiarisht nga menaxhmenti i FIM-it dhe më gjerë.