Laboratori i Komunikacionit

Bazuar në trendët e zhvillimit të komunikacionit viteve të fundit në Kosovë dhe problematikat me të cilat po ballafaqohet shoqëria dita ditës është e nevojshme shkollimi i kuadrove me njohuri të avancuar si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik për të qenë të gatshëm të merren sfidat e reja në komunikacion si dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira duke aplikuar metodat bashkëkohore shkencore, pajisjet laboratorike dhe softuerët e ndryshëm. Andaj duke e kuptuar që arsimimi modernë dhe puna shkencore në fushat teknike është e pamundur të zhvillohet pa laboratorë.

Laboratori i Komunikacionit është i pajisura me pajisje dhe instrumente të ndryshme matëse të cilat shërbejnë për:

     - mbajtjen e ushtrimeve praktike me student dhe konkretizimin e njohurive të marruara në ligjërata,
    - kryerjen e matjeve gjatë punimit të temave të diplomës për nivelin e studimeve Bachelor dhe Master,
   - hulumtime të ndryshme eksperimentale gjatë punimit të punimeve shkencore për nevoja të ngritjes së stafit akademik,
     - krijimin e kushteve që në të ardhmen të akreditohen studimet e doktoratës, dhe
   - kryerjen e shërbimeve të ndryshme profesionale gjatë bashkëpunimit me ekonomi.

Në këtë laborator zhvillohen punë praktike dhe eksperimentale me studentët sipas syllabuseve të lëndëve përkatëse në kuadër të programit studimor të Komunikacionit. Sipas nevojës ky laboratorë mund të shfrytëzohet edhe në lëndët tjera mësimore që mbahen në FIM apo me marrëveshje paraprake mund të përdoren edhe për institucione tjera dhe për bashkëpunim me ekonomi.

Studentet në këtë laborator kanë mundësi të njoftohen me pajisjet laboratorike dhe të bëjnë një përvojë me demonstrimin e përdorimit të pajisjeve përkatëse për secilin ushtrim laboratorik në lidhje me problemet e ndryshme te cilat shtjellohen në fushën e Komunikacionit.

Me ndihmën e këtyre pajisjeve dhe instrumenteve matëse studentët aftësohen për matje ekspertiza dhe super ekspertiza.

Departamenti i Komunikacionit ka marrë iniciativë dhe ka filluar të pajisë laboratorin me pajisje, softuer dhe mjete te specializuara moderne në mënyrë që të avancoj dhe të kontribuoj në radhë të parë realizimin e temave të diplomës në nivelin Bachelor dhe Master dhe një ndërlidhje në projekte të ndryshme me ekonomi. Në këtë mënyrë, orientimet janë që të plotësohen parakushtet për përmirësimin e veprimtarive kërkimore-shkencore të Fakultetit në radhë të parë i cili në mënyrë të konsiderueshme ndikon në përmirësimin e vazhdueshëm të procesit arsimor në të gjitha nivelet e studimit, si dhe në përmirësimin e cilësisë së punës profesionale.

Gjithashtu kjo iniciativë do të vazhdon edhe viteve në vijim ku laboratori do të furnizohet në mënyrë sistematike me pajisje të reja, përmes mundësive që i ofron Universiteti i Prishtinës, Institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përmes realizimit të projekteve dhe thithjes së fondeve të ndryshme që i ofron Industria.

Qëllimi i kësaj liste me pajisje është kryesisht për informimin e studentëve, profesorëve, shkencëtarët dhe studiues të Fakultetit për ekzistencën e këtyre pajisjeve të caktuara në laboratori duke përmirësuar dhe ndikuar drejtpërdrejt në mësimdhënie, hulumtime dhe avancimin e punës profesionale. Synimi për pajisjen e laboratorit në kuadër të Fakultetit me pajisje laboratorike dhe softuer është edhe njëherit informimi më i drejtë për partnerët e mundshëm nga institucione të tjera kërkimore - shkencore akademike dhe sektorit të ekonomisë me mundësitë që i ofron Fakultetit, i cili njëherit do të shërben për të nxitur bashkëpunimin e ndërsjellë në projekte të përbashkëta.

Pajisjet dhe instrumentet në Laboratorin e Komunikacionit