Laboratori i Inxhinierisë Industriale dhe Menaxhmentit

Qëllimi i Programit Studimor “Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti” është që studenteve ti ofroj studime të cilat promovojnë forcimin e relacioneve me industrinë dhe ti aftësoj studentët në lëmin inxhinierike dhe ekonomiko-industriale dhe njëkohësisht të promovoj bashkëpunimin në mes të fakultetit, profesionistëve dhe organizatave industriale me fokusim në metodat më të mira për përmirësimin e proceseve, prodhimeve dhe sistemeve industriale si dhe me aplikimin e teknologjive më të reja Laboratori i Inxhinierisë Industriale dhe Menaxhmentit janë të pajisura me makina, pajisje ndihmëse, instrumente matëse dhe pajisje testuse për hulumtime shkencore.

Laboratori është i përfshira në shumë laboratore të ndryshme të programeve të FIM-it. Në këto laboratore zhvillohet pjesa praktike dhe eksperimentale sipas lëndëve në kuadër të programit studimor të Inxhinierisë Industriale dhe Menaxhmentit.

Me ndihmën e këtyre pajisjeve dhe instrumenteve matëse studentët aftësohen për matje inxhinierike, hulumtime të vetive të aterialeve të ndryshme përmes makinës për tërheqje, hulumtimin e fortësisë së materialeve, kontrollit të ashpërsisë së sipërfaqes përmes aparaturës adekuate. Për fusha të ndryshme të hulumtimit janë të instaluar softuerët përkatës për lami përkatëse.

Studentët e Inxhinierisë Industriale dhe Menaxhmentit inkurajohen që të propozojnë projekte të arsyeshme që do ti kontribuojnë zhvillimit këtij programi studimore, ku me bartësin e projektit dhe udhëheqësin e programit do të interesohen për gjetjen e mjeteve financiare për realizim.

Pajisjet e laboratorit Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti