Mekatronikë

     Mekatronika është bërë çelësi për shumë prodhime dhe shërbime. Sistemet moderne sot e kanë arritur nivelin e përsosshmërisë, të cilin nivel ka qenë e vështirë ta imagjinojmë me përdorimin e metodave tradicionale. Mekatronika integron fushat klasike të inxhinierisë mekanike, inxhinierisë elektrike, inxhinierisë kompjuterike dhe teknologjinë informative për të realizuar principet bazë të metodologjisë bashkëkohore të disajnimit. Kurrikula për studimet bachelor në fushën e Mekatronikës do të mbështesë integrimin sinergjetik të inxhnierisë mekanike precize, dirigjimin elektronik dhe sistemet, gjithnjë duke menduar në disajnimin, realizimin, operimin dhe mirëmbajtjen e riparimin e prodhimeve dhe shërbimeve “inteligjente”.
     Rëndësia e Mekatronikës do të rritet edhe më shumë për shkak të kërkesave të
konsumatorëve, duke siguruar vende shumë më atraktive të punës për njerëz me këtë kualifikim por edhe që posedojnë kompetenca dhe shkathtësi të mjaftueshme.
     Si rezultat i të gjitha këtyre që u thanë më sipër shumë Universitete Teknike, Fakultete të Shkencave të Aplikuara dhe Institute të ndryshme në mbarë botën kanë organizuar studimet e Mekatronikës.



     Tregu i punës në Mekatronikë përfshin të gjithë sektorët e industrisë, duke përfshirë edhe kompanitë e angazhuara në:
- Automatizimin Inteligjent (konceptet moderne të programimit),
- Metodat dhe sistemet Mekatronike (Mekatronika e përgjithshme, robotika industriale), robotika e advancuar (robotët e lëvizshëm dhe shërbyes),
- Prodhimtaria Inteligjente etj.

     Si rrjedhojë ekziston shumëllojshmëri e kërkesave për studimet Bachelor në Mekatronikë në Kosovë, të tilla si:
 - Aftësi praktike në hartimin dhe zbatimin e sistemeve të kontrollit;
- Aftësitë praktike në ruajtjen dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese për sistemet e kontrollit;
- Aftësi në përpunimin e sensorëve inteligjentë, sinjal digjitale dhe bazës së të dhënave;
- Aftësi në programet në gjuhën C, dhe PLC;
- Aftësia e perceptimit të teknologjive të reja.
- Kërkesa në rritje për inxhinierë të diplomuar me njohuri dhe aftësi në Mekatronikë në Kosovë;
- Kërkesa për njohuri të specializuara dhe të aftësive në Mekatronikë në një kompani të veçantë;
- Zgjedhja e prioriteteve nga lista e deklaruar e sistemeve industriale të cilat kanë kërkesa kryesore për inxhinierë të diplomuar në Mekatronikë.

      Tendenca kudo e pranishme dhe në rritje për produkte teknologjike me shkallë të lartë të ndërlikueshmërisë dhe funksionalitettë integruar shton kërkesën për inxhinierë të mekatronikës me njohuri veprimi thelbësore ndërdisiplinare.
     Përdorimi në rritje i koncepteve mekatronike në pothuajse të gjitha fushat industriale zgjeron mundësitë e punësimit për të diplomuarit në programin Bachelor për mekatronikë. Inxhinierëve te mekatronikës mund të gjenden në një shumëllojshmëri të funksioneve, si në zhvillimin e produkteve, prodhimin dhe teknologjinë prodhuese, automatizimin e montimit, modernizimin e proceseve, mirëmbajtjen, kontrollin e cilësisë dhe shitje.


     Programi Bachelor i mekatronikës së pari i njofton studentët me bazat e inxhinierisë mekanike dhe elektrike, e mëpastaj përqendrohet në bashkëveprimin e fushave të ndryshme fizike brenda sistemeve mekatronike. Ata do mësojnë blloqet themelore për ndërtimit e sistemeve të mekatronik, si sensorët dhe aktuatorët dhe të mësojnë rreth bashkëveprimit të tyre efektiv përmes metodave të kontrollit modern.
     Programi i përgatit studentët për funksione të gjithanshëm inxhinierike ndërdisiplinore në një numër të gjerë fushash industriale. Këto detyra përfshijnë zhvillimin, llogaritjen, planifikimin, dimensionimin dhe dizajnimin e produkteve të reja apo të përmirësuara teknike. Fusha e zhvillimin dhe dizajnimin e linjave moderne të prodhimit të automatizuar është vetëm një shembull, ku shumë detyra inxhinierike kërkojnë aftësi nga mekatronika.
     Studentët fitojnë kompetenca teknike dhe marrin njohuri veprimi për metodat, të cilat u mundësojnë atyre për të kuptuar dhe analizuar problemet përkatëse, të gjejnë zgjidhje kreative dhe inovative dhe të zhvillojnë produkte mekatronike konkuruese.


     Qëllimi i Programit Master të Mekatronikës - është një fushë teknike që aplikon një qasje të sistemit duke kombinuar disiplinat tradicionale inxhinierike të inxhinierisë mekanike elektronike dhe të shkencave kompjuterike. Integrimi i këtyre disiplinave e bën të mundur për të krijuar produkte me funksionalitete dhe aftësi të zgjeruara që janë konsideruar më parë të parealizueshme.
     Disiplinat e ndryshme janë duke u bërë gjithnjë e më shumë të integruara, dhe sistemet Mekatronike po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe më kompakte. Këto sisteme janë duke u përdorur gjithnjë e më shumë në fushën e mikro-teknologjisë dhe në fusha të tjera, të tilla si teknologjia mjekësore.
     Specialistët e Mekatronikës kanë aftësitë e nevojshme për të marrë parasysh një spektër të gjerë të fushave të kompetencave dhe në mënyrë efektive kombinojnë aspekte të ndryshme sipas nevojës. Me fjalë të tjera, ata mund të mendojnë jashtë kutisë proverbiale, janë të përshtatshëm për të punuar si menaxherë të projektit, ose në kërkime dhe zhvillim.
     Master në Mekatronikë ka për qëllim të ofrojë mundësi për studentët për të eksploruar Mekatronikën dhe robotikën.
Në përfundim të programit, studenti do të jetë në gjendje:
• Për të demonstruar të kuptuarit kritik të teorive dhe koncepteve kyçe të lidhura me Mekatronikën;
• Zhvillojë aftësitë praktike në ndërtimin, projektimin dhe zbatimin e sistemeve Mekatronike;
• Të ketë njohuri praktike në një varg të aplikacioneve dhe mjediseve për automatizimin inteligjent, fabrikat dixhitale, robotikën e avancuar dhe prodhimit inteligjente;
• Të jetë në gjendje për të punuar në industrinë e automobilëve, mikro industri, industrinë e kompjuterëve për zbatimin efektiv të metodave dhe sistemeve Mekatronike;
• Të bëhet inxhinierë i kualifikuar në robotikë, mjeksi, inxhieri elektrike dhe mekanike për aplikimet Mekatronike;
• Të arrijë aftësitë për punë bashkëpunuese në grup në sistemet dhe projektet Mekatronike;
• Të arrijë aftësitë në planifikimin e kërkimeve, mbledhjen e të dhënave, analizën dhe raportimin.