Komunikacion dhe transport

      Qëllimi i Drejtimit të komunikacionit, është bazuar në aftësimin e studentëve në ato lëmi të cilat janë të domosdoshme për përgatitje profesionale nga lëmi i komunikacionit . Infrastruktura, organizimi dhe udhëheqja e komunikacionit, respektivisht lidhja funksionale e infrastrukturës së komunikacionit janë parakushte për zhvillim ekonomik. Qarkullimet bashkëkohore të mallrave dhe njerëzve kërkojnë kombinimin e të gjitha degëve të transportit dhe infrastrukturë të zhvilluar dhe funksionale të komunikacionit. Studimet në këtë drejtim mbahen në nivelin Bachelor dhe Master.


     Programi i studimit Bachelor – Përmbajtja programore në studimet Bechelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive inxhinierike, aftësi dhe përvojë të mjaftueshme për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i komunikacionit, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme.


      Pas përfundimit me sukses të studimeve themelore Bachelor studenti do të jetë në gjendje të:
- njohë disiplinat fundamentale nga lëmi I inxhinierisë së transportit në nivel të trendëve
dhe zhvillimeve bashkëkohore,
- bëj incizimin dhe analizën e jolinearitetit të qarkullimit,
- llogaris kapacitetin dhe nivelin e shërbimit në pjesë të ndryshme të rrugës dhe në udhëkryqe,
- përpiloj planin e rregullimit të qarkullimit në udhëkryqe,
- definoj elementet dinamike dhe statike të rrugës dhe përcaktoj itinerarin dhe kushtet e transportit,
- auditimin e sigurisë në rrugë,
- përzgjedh metodat adekuate gjatë planifikimit të lëvizjeve.

     Inxhinerët e komunikacionit kryesisht punojnë në incizimin, analizimin, planifikimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastructures rrugore dhe hekurudhore, rregullimin e qarkullimit me qëllim të rritjes së shkallës së sigurisë në rrugë apo hekurudhë.
     Kursi i nivelit bachelor përbëhet nga lëndët obligative dhe lëndët zgjedhore, të cilat kanë numrin e caktuar të ECTS kredive.
     Varësisht prej zgjedhjes së studentit, ai mund të përcaktohet për profilin komunikacion rrugor apo komunikacion hekurudhor.
   

     Programi i studimit Master – Nevoja për zhvillimin e komunikacionit në Kosovë, në mënyrë të veçantë, ka rritur edhe nevojën e mbajtjes së kontinuitetit të studimeve edhe në nivelin Master, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm profesional të studentëve në lëmin e komunikacionit.
     Pas përfundimit me sukses të këtyre studimeve – MASTER, inxhinieri (masteri) i posa diplomuar, do të jetë në gjendje të:
- përdorë metodat adekute të optimalizimit në komunikacionin rrugor,
- dirigjimin e sistemeve të përbëra në trafik, nga ato me kohë fikse deri në sistemet adaptive,
- bëjë analizën dhe preventivën e rasteve më të ndryshme të kolizioneve të ndërsjella në komunikacionin rrugor,
- bëjë modelimin dhe simulimin e proceseve të ndryshme të trafikut,
- përpiloj bazat e logjistikës me veçori të komunikacionit rrugor,
- analizoj dhe përzgjedh sistemet dhe proceset teknologjike të transportit integral dhe intermodal të qendrave distributive dhe terminaleve,
- bëjë menaxhimin dhe organizimin e trafikut,
- bëjë planifikimin urban dhe projektimin e komunikacionit rrugor.

     Inxhinerët e komunikacionit rrugor të nivelit master kryesisht punojnë në: incizimin profesional, analizimin e detajuar dhe planifikimin e rrjetit rrugor, mirëmbajtjen, auditimin dhe riprojektimin e infrastrukturës rrugore, rregullimin e qarkullimit përmes sistemeve të përbëra me qëllim të rritjes së shkallës së sigurisë në rrugë.


      Planprogramet e propozuara janë të përmbledhura nga praktikat më të mira të disa Universiteteve rajonale dhe Evropiane si dhe me përvojën e gjatë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
     Të nderuar studentë të ardhshëm, Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike është institucion i cili ka për qëllim zhvillimin dhe prosperimin e ekonomisë së Kosovës. Bëhuni pjesë e këtij institucioni. Të gjitha drejtimet e këtij Fakulteti janë atraktive dhe tërheqëse. Mos hezitoni të na vizitoni dhe të interesoheni.


     Për më shumë informata në lidhje me Drejtimin Komunikacion, procesin mësimor, lëndët që mësohen, përmbajtjen e lëndëve në të gjitha nivelet dhe informata tjera, ju lutem na vizitoni në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ndërtesa e Fakultetit Teknik në Prishtinë, në nr. Tel. 038 - 552 - 126, ose në www.uni-pr.edu.
     Gjithashtu vizioni edhe galerinë e fotografive të postuar në këtë web faqe.