Konstruksione dhe Mekanizim

Ky Program (Departament) funksionon në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Programi i studimeve është i harmonizuar me sistemin e Bolonjës dhe momentalisht janë në funksion dy nivele të studimeve: Bachelor dhe Master, kurse po bëhen përpjekje të vazhdueshme për krijimin e kushteve edhe për organizimin e studimeve të Doktoraturës.
Qëllimi i Programit të Konstruksioneve dhe Mekanizimit paraqet bazën teknike të ndërtimit dhe prodhimit të makinave, pajisjeve, mjeteve dhe veglave të ndryshme, të cilat përdorën në të gjitha degët e ekonomisë, industrisë, xehetarisë, energjetikës, bujqësisë, transportit, etj.

Programi i studimit Bachelor

Përmbajtja programore në studimet Bachelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive nga inxhinieria mekanike. Njëheritë u mundëson studentëve të marrin  aftësi dhe përvojë të mjaftueshme për punë individuale dhe grupore gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i konstruktimit dhe mekanizimit, si dhe u mundëson të krijojnë bazën adekuate për vazhdimin e studimeve të mëtejme.

Studentët e nivelit Bachelor përcjellin kurset, metë cilat zhvillojnë dhe kuptojnë paraqitjen grafike të konstruksioneve makinerike, tërësive dhe të detaleve të makinave. Përvetësojnë metodat e llogaritjeve dhe dizajnimit makinerik, statikën e konstruksioneve makinerike, mekanikën e lëvizjes, qëndrueshmërinë e pjesëve, makinave dhe pajisjeve. Me aplikimin e teknologjisë kompjuterike dhe njohjen e softuerëve përkatës, puna e sipërpërmendur në fushën e hulumtimeve profesionale dhe shkencore në këtë program të studimeve kryhet më saktë, më shpejtë dhe më lehtë.

Pas përfundimit këtij niveli të studimeve në Programin e Konstruksioneve dhe Mekanizimit, studenti do të jetë në gjendje të:

    - njohë disiplinat fundamentale nga lëmi i konstruktimit të: makinave, transmetuesve të fuqisë, mekanizimit, mjeteve transportuese, automjeteve, makinave peshëngritëse dhe robotikës,
    - bëjë inçizimin dhe konstruktimin e detaleve të makinave, mjeteve, tërësive makinerike dhe pajisjeve,
    - bëjë llogaritjet adekuate, për detalet dhe tërësitë e makinave dhe pajisjeve,
    - bëjë vizatimet tekniko- teknologjike dhe të përgatisë dokumentacionin teknik përcjellës për çdo makinë apo pajisje,
    - merr njohuritë teorike nga lëmia e motoristikës,  automjeteve dhe mirëmbajtja e tyre, dhe
    - thelloi njohurit teorike nga segmente të ndryshme specifike të inxhinierisë mekanike, si në: pajisje automatike
    - prodhuese, robotikë, etj.

Kursi i nivelit Bachelor përbëhet nga lëndët obligative dhe zgjedhore, të cilat kanë numrin e caktuar të ECTS kredive.
Pas përfundimit të vitit të dytë të studimeve, studenti mund të vazhdoi studimet në vitin e tretë në profilin e Konstruksioneve Makinerike apo të Mekanizimit, varësisht nga përcaktimi i tij.

Pas përfundimit të studimeve në këtë Program, studenti merr titullin Bsc. dhe aftësohet për punë në:

    - lëmit e kalkulimit dhe disajnimit të konstruksioneve dhe mekanizimit në fusha të ndryshme të prodhimtarisë,
    - byrotë konstruktive  të fabrikave dhe punëtorive të ndryshme prodhuese,
    - institutet teknike të fushës përkatëse,
    - ndërmarrjet për projektimin dhe prodhimin e makinave dhe pajisjeve të ndryshme nga të gjitha lëmit,
    - qendrat e kontrollimit dhe servisimit të automjeteve,
    - kompanitë me prodhimtari të avancuar përmes aplikimit të robotikës,
    - sistemet e transportit dhe bartjes së ngarkesave, dhe
    - institucionet për standarde dhe norma të inxhinierisë mekanike, etj.

Programi i studimit Master

Pas përfundimit të studimeve Bachelor, me ç’rast studenti akumulon së paku 180 ECTS, me procedure të konkurrimit dhe përmbushje të kritereve përkatëse, studenti mund të regjistrohet në studimet e nivelit Master në Programin e Konstruktimit dhe Mekanizimit.

Aftësimi profesionalo - shkencore në lëmin e këtij Programi paraqet nevojën e domosdoshme për hulumtimin e thelluar të konstruksioneve, makinave dhe pajisjeve,  të cilat përdorën në të gjitha degët e ekonomisë, industrisë, xehetarisë, energjetikës, bujqësisë, etj.

Përmbajtja programore në studimet Master u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të mire profesionale, respektivisht shkencore për  hulumtime të mëtejme të njohurive inxhinierike. Me këtë rast aftësimi i tyre orientohet ashtu që në fund studimeve, të jenë në nivel të zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i konstruktimit dhe mekanizimit, si dhe lëmi tjera, të cilat kanë interferime në këtë program.

Pas përfundimit të Masterit, të Diplomuarit  e këtij Programi kryesisht punojnë në institucionet shkencore dhe hulumtuese të lëmisë makinerike, byrot konstruktive të kompanive projektuese dhe prodhuese,institutet teknike, etj. me ç’rast me njohuritë e tyre të marrura gjatë studimeve avancoj në hulumtimin e proceseve të disajnimit, metodave llogaritëse dhe aplikimin e robotikës për zgjidhje të problemeve praktike.
   
Kandidati pas përfundimit me sukses të studimeve pasdiplomike Master,do të jetë në gjendje të:

    - thelloi dhe zbatoi njohuritë e marrura shkencore nga disiplinat fundamentale të konstruktimit të makinave, mjeteve të transportit, transmetuesve të fuqisë, mekanizimit, automjeteve dhe robotikës,
    - bëjë hulumtimin e konstruksioneve makinerike, mjeteve teknike, pajisjeve dhe makinave me metoda bashkëkohore shkencoro-hulumtuese,
    - bëjë llogaritjet adekuate, për detalet, tërësitë  e makinave dhe pajisjeve duke shfrytëzuar të arriturat më të reja nga lëmi i shkencës dhe teknikës në përgjithësi dhe të teknologjisë informative në veçanti,
    - bëjë optimalizimin dhe racionalizimin e zgjidhjeve të mundshme konstruktive të makinave dhe pajisjeve,
    - të identifikoi dhe zgjidhë problemet dhe të metat konstruktive në të gjitha llojet pajisjeve industriale dhe mekanizmat e ndryshëm,
    - merret me avansimin e vazhdueshëm të punës profesionale dhe shkenore – kërkimore nga fushëveprimi i detyrave që kryen në vendin e punës, konform zhvillimit bashkëkohorë tekniko – teknologjik.

Programet e studimeve  janë të sintetizuara nga programet më të mira të disa Universiteteve rajonale dhe Evropiane. Po ashtu gjatë punimit të programeve të studimeve dhe kurikulave mësimore është marrur për bazë përvoja e gjatë veprimtarisë së Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe nevojat e ekonomisë të Republikës së Kosovës.

Të nderuar studentë të ardhshëm, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është institucion, i cili ka për qëllim zhvillimin dhe prosperimin e ekonomisë së Kosovës. Bëhuni pjesë e këtij institucioni. Të gjitha Programet e këtij Fakulteti janë atraktive dhe tërheqëse. Mos hezitoni të na vizitoni dhe të informoheni për çdo gjë që u intereson në lidhje me studimet.
Për më shumë informata në lidhje me Drejtimin  e Konstruksioneve dhe Mekanizimit, procesin mësimor, lëndët që mësohen, përmbajtjen e lëndëve në të gjitha nivelet dhe informata tjera, mund të na vizitoni në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ndërtesa e Fakultetit Teknik në Prishtinë, në nr. Tel. 038 - 552 - 126, ose në fim.uni-pr.edu.Gjithashtu vizitoni edhe galerinë e fotografive të postuar në këtë web faqe.