Termoenergjetike dhe Energji te riperteritshme

Kjo lëmi shume e rëndësishme shoqërore ka për qëllim fillimisht njohjen e përgjithshme të saj,studimin dhe shfrytëzimin efikas të pajisjeve termoenergjetike, njohjen e lendëve fundamentale nga Termodinamika, Mekanika e Fluideve dhe në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë,dhe aplikimin e tyre në Inxhinierinë mekanike me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor.
Studimet nga Programi Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtritshme organizohen në nivelin Bachelor dhe Master.
Përmbajtja programore në studimet Bachelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive inxhinierike, aftësi dhe përvojë të mjaftueshme për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i Termoenergjetikës dhe Termoteknikës, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme.
Pas përfundimit me sukses të studimeve themelore Bechelor studenti do të jetë në gjendje të:
- D a l l o j p a j i s j e t t e r m o e n e r g j e t i k e d h e termoteknike, energjive të ripërtritshme, dhe të
njohë proceset të cilat kryhen me to ,
-Njohë disiplinat fundamentale nga lëmi i inxhinierisë së Termoenergjetikës dhe energjive të ripërtritshme në nivel të rendëve dhe zhvillimeve bashkëkohore,
-Të mund të vlerësojnë rëndësinë, potencialin dhe dobinë ekonomike të burimeve të ndryshme të ripërtërishme (solare, të erës, gjeotermale, të ujit, biomasës) si dhe integrimin e tyre në sistemin e përgjithshëm energjetik
-Bëj incizimin dhe bilansin termik te ndërtesave dhe shpenzuesve tjere termik,
-Bëj projektime lidhur me ngrohje, ftohje,ventilim dhe klimatizimit
- Përpilojë planin e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit të pajisjeve
- të kuptojnë natyrën dhe aspektin inxhinierik të formave të shndërrimit të energjisë së ripërtërishme si dhe të posedojnë me njohuri profesionale bazike nga lëmi i shndërrimit dhe përdorimit të energjisë.

Kursi i nivelit Bachelor dhe Master përbëhet nga lëndët obligative dhe lëndët zgjedhore, të cilat kanë numrin e caktuar të ECTS kredive. Studimet janë të organizuara në formën e cila u mundëson studentëve fitimin e njohurive teorike dhe praktike të domosdoshme për inkuadrimin e tyre sa më të lehtë në këtë lëmi shumë aktuale.

Planprogramet e propozuara janë të përmbledhura nga praktikat më të mira të disa Universiteteve rajonale dhe Evropiane si dhe me përvojën e gjatë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Inxhinierët e Termoenergjetikës dhe energjisë së ripërtritshme kryesisht mund të punojnë në:
- Termoelektrocentrale,
- Ngohtore,
- Fabrikat për prodhimin e pajisjeve energjetike,
– Enët nën shtypje, kaldaja
- Sistemet e ngrohjes,
- Sistemet e energjisë së erës,solare, gjeotermale
- Bëj incizimin e bilanceve termike të ndërtesave,
- Punojë në mirëmbajtjen e sistemeve energjetike.
- Ndërmarrje për instalime dhe montime të sistemeve energjetike

Të nderuar studentë të ardhshëm, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është institucion i cili ka për qëllim zhvillimin dhe prosperimin e ekonomisë së Kosovës. Bëhuni pjesë e këtij institucioni. Të gjitha drejtimet e këtij Fakulteti janë atraktive dhe tërheqëse. Mos hezitoni të na vizitoni dhe të interesoheni.Për më shumë informata në lidhje me Programin Termoenergjetikë dhe energji të ripërtritshme,procesin mësimor, lëndët që mësohen,përmbajtjen e lëndëve në të gjitha nivelet dhe informata tjera, ju lutem na vizitoni në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ndërtesa e Fakultetit Teknik në Prishtinë, në nr. Tel. 038 - 552 - 126,ose në http://fim.uni-pr.edu.